Kreu i PD-së Berisha tha sot se Chris LaCivita do vijë në Shqipëri së shpejti ndërsa shtoi se datën e ka kënë surprizë për të surprizuar kryeministrin Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ai siguroi se çdo shpenzim i fushatës do jetë transparent dhe në përputhje me ligjet shqiptare dhe ato amerikane.
“Korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave. Nëse nuk do kishim korrupsion do kishi djegësin e Tiranës që do digjte mbetjet jo vetëm të Tiranës, po gjithë Shqipërisë. Nëse s’do kishte korrupsion nuk do vdisnin të sëmurët për mungesë ilaçesh. Korrupsioni është faktor kryesor i largimit të shqiptarëve nga vendi. Të harrojnë se do i gëzojnë lekët e vjedhura. Do i gjejmë dhe s’do i sjellim këtu lekët që kanë vjedhur dhe autorët e grabitjes së shqiptarëve. Datën e ardhjes së sherifit Chris LaCivita po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës. Çdo gjë, çdo shpenzim u kësaj partie do jetë transparent dhe në përputhje më ligjet e Shqipërisë dhe të SHBA-së. Ne jemi online përditë me të. Këtu do vendoset një përgfaqësues i kompanisë ndërsa ai do vijë e do ikë, siç funksionojnë zakonisht marrëveshjet me këto kompani lobimi ” – tha Berisha.