Egnatia triumfon 0-2 ndaj Bylisit në Ballsh


Egnatia triumfoi 0-2 ndaj Bylisit në Ballsh, në përballjen e javës së 32-të të Superiores.

Kampionët e Shqipërisë realizuan golin e parë në minutën e 48-të me anë të Lushkjës, i cili mposhti portierin me një lëvizje të bukur.

Goli i sigurisë erdhi në të 73-tën dhe mban firmën e Guindo.

Egnatia kryeson me 58 pikë, 4 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa Bylis është i parafundit me 33 pikë.