Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar takime me senatorë amerikanë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku ai dhe senatori John Cornyn janë anëtarë. Asambleja do të ketë grupin e saj të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë, duke bashkëpunuar me misionin vëzhgues të ODHIR për të monitoruar procesin zgjedhor.
Gjatë bisedimeve me senatorin Cornyn, anëtar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të veçantë të Inteligjencës, u diskutua mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria, përfshirë pamundësinë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe largimin masiv të qytetarëve për shkak të mungesës së shpresës dhe sigurisë juridike.
Mediu gjithashtu u takua me senatorin Kevin Cramer, anëtar i Komitetit të Sigurisë në Senat, dhe senatorin Mike Lee. Gjatë diskutimeve, senatori Lee theksoi se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira përbëjnë kërcënimin më të madh për demokracinë dhe për Shqipërinë. Ai nënvizoi se drejtësia nuk mund të përdoret si armë politike kundër opozitës dhe se respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar.
Sipas Mediut, administrata amerikane do të mbështesë Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s dhe theksoi nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 Maj, duke shmangur ndikimin e krimit dhe korrupsionit në procesin zgjedhor.
Postimet:
Së bashku me Senatorin John Cornyn jemi anëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Asambleja do të ketë grupin e vet të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë për të ndjekur nga afër çdo problem të zgjedhjeve në bashkëpunim me misionin vëzhgues të ODHIR.
Me senatorin Conyn anëtar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të veçantë të Inteligjencës, diskutuam për situatën në Shqipëri pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shqipëri, largimin masiv të shqiptarëve, për shkak të mungesës së shpresës dhe pasigurisë juridike dhe mungesës së funksionimit të ligjeve, kontrollit të jetës dhe çdo institucioni nga qeveria duke shkelur kushtetutën dhe liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Po ashtu diskutuam për çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit.
Po ashtu kënaqësi të takohesha me Senatorin Kevin Cramer anëtar i Komitetit të Sigurisë në Senat.
Në takim me Senatori Mike Lee ai theksoj se problemet që vijnë nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.
Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.
Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit