Berisha paralajmëroi se pas zgjedhjeve, krimi elektoral do konsiderohet i dyti më i rëndë pas atij të vrasjes.
Ai akuzoi kryeministrin për premtime të pambajtura teksa theksoi se do marrë përgjigjen e duhur më 11 maj.
“Në historinë e premtimeve Edi Rama ka vetëm një skemë, mashtrim, mashtrim, mashtrim.Edi Rama ka 62 premtime të pambajtura, shqiptarët nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur. Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumim jetik. Le të vijnë socialistët ta votojnë. Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve. Troplini drejton portin dhe lojërat, po e mbush Durrësit në katër anët me lojëra fati. Bajrat po kthehen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove. Pëllumb Gjoka nga qelia drejton bandën e bandiutëve të tij në Velipojë. Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. Pas vrasjes krimi elektoral do konsiderohet krimi më i rëndë. Ta harrojnë këtë gjë pas 11 majit. ” – shtoi Berisha.