Marine Le Pen shpallet fajtore për shpërdorim fondesh


Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj, Rally National (RN).

Ende nuk është përcaktuar dënimi i saj, por prokurorët kanë kërkuar një gjobë prej 300,000 euro, burgim dhe ndalim nga kandidimi për poste publike për pesë vjet.

Nëse ndalimi hyn në fuqi menjëherë, Le Pen mund të humbasë mundësinë për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Gjyqtarët mund të vendosin që papranueshmëria politike të mos aplikohet automatikisht. Nëse dënimi i saj përfundimtar pezullohet për shkak të një apelimi, ajo mund të vazhdojë të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Le Pen, së bashku me mbi 20 figura të tjera të larta të partisë, akuzohet për punësimin e asistentëve që paguheshin nga Parlamenti Evropian, por që punonin për çështjet e partisë.

Ajo ka mohuar çdo veprim të paligjshëm, duke i konsideruar akuzat si të pabaza./BBC