Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim në zonën e Qytetit Studenti.
Ajo thotë se kjo lagje nga një zonë me plot jetë e gjeti me dyer të mbyllura dhe rrugë të boshatisura.
Sipas saj bizneset janë të falimentuara dhe familjet po largohen sipasojë e një sistemi të padrejtë që favorizon pakicën dhe harron qytetarët.
“Në një lagje që dikur ishte plot jetë, sot gjetëm dyer të mbyllura dhe rrugë të boshatisura. Biznese të falimentuara, familje që largohen, të rinj që nuk shohin të ardhme këtu – kjo është pasoja e një sistemi të padrejtë, që favorizon pakicën dhe harron qytetarët e ndershëm!
Më 11 maj ka një zgjidhje: Voto për Partinë Demokratike! Voto për Jorida Tabakun!”-shkruan Tabaku.