Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do vendosë për kompaninë e huaj që do bëjë transportin e fletëve të votimit në shtetet e huaja ku jetojnë shqiptarët që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.
Për këto zgjedhje janë regjistruar 245.808 ndërsa fletët e votimit do duhet të dërgohen në 85 shtete me një kosto transporti që shkon në 10 milionë euro pa TVSH, raporton News24.
Mënyra e dorëzimit të fletëve të votimit
Në momentin që postieri mbërrin në banesë, do të trokasë fizikisht në shtëpinë e zgjedhësit dhe duhet ta dorëzojnë zarfin në dorë. Zgjedhës duhet të firmosë.
Nëse nuk e gjen në shtëpi, duhet të shkojë edhe dy herë të tjera. Nëse as në herën 2e tertë zgjedhësi nuk gjendet, zarfi me fletën e votimit do të kthehet mbrapsht në KQZ.