Aksident në Mat, humb jetën 41-vjeçari me motor


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mat, ku një 41-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Burrel-Komsi. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i motorit, shtetasi E.B., ndërroi jetë në spital.

Policia ka bërë të ditur se dyshimet e para janë se humbja e kontrollit mbi mjetin ka çuar në aksidentin tragjik, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.