Ambasada e SHBA uron Shqipërinë për 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për paqen dhe sigurinë.

“Urime Shqipërisë në 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO më 1 Prill 2009. Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Shqipëria u bë anëtare e NATO-s më 1 prill 2009, ndërsa Maqedonia e Veriut iu bashkua aleancës më 27 mars 2020, duke u bërë anëtari i 30-të.