Ethet globale të riarmatimit, India miraton marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes


India ka vendosur të blejë 156 helikopterëve të lehtë luftarakë së bashku me pajisjet e tjera të lidhura me vlerë mbi 620 miliardë rupi (7.3 miliardë dollarë). Marrëveshja më e madhe e mbrojtjes e vendit u miratua nga qeveria në mbledhjen e fundit.

Helikopterët do furnizohen nga prodhuesi shtetëror i mbrojtjes Hindustan Aeronautics Limited. Ushtria indiane do marrë 90 helikopterë, ndërsa 66 do t’i dorëzohen forcave ajrore të vendit, shkruan RT.

“Prachand” thuhet se është i vetmi helikopter sulmues në botë i aftë për t’u ngritur dhe ulur në një lartësi prej 5,000 metrash. Kjo veçori e bën atë të përshtatshëm për operacione në zonat e ndjeshme në kufi me Pakistanin dhe Kinën, duke përfshirë rajone të tilla si akullnaja Siachen dhe rajoni malor Ladakh.

Për më tepër, “Prachand” mund të lëshojë raketa të ndryshme ajër-tokë dhe ajër-ajër, duke i mundësuar atij të godasë në mënyrë efektive sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut. Helikopterët janë të pajisur për të kryer operacione ajër-ajër dhe ajër-tokë. Ata gjithashtu mund të mbështesin luftën në qendër të rrjetit me sisteme të përparuara të komunikimit dhe ndarjes së të dhënave.