Rreth 3 ton karburant janë kapur në ishullin e Sazanit nga policia e Vlorës ndërsa dyshohet se sasia do përdorej nga gomonet për kontrabandë mallrash e transport lënde narkotike.
Policia ka ushtruar kontrolle në zonë për të zbuluar ndonjë mjet ujor të dyshuar po nuk ka gjetur asnjë të tillë, shkruan BW.
Sasia e karburantit dyshohet se është transportuar në Sazan katër ditë më parë ndërsa po hetohet mbi pronarin e mundshëm të saj.