Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Pajtime Fetah për ndryshimin e masës së sigurimit, të vendosur në nëntor 2024.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi të mos pranojë kërkesën.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda pesë ditëve nga njoftimi.
Njoftimi i GJKKO:
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah. 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 01.04.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar