Gjiganti i modës H&M planifikon të krijojë klone dixhitale të modeleve të tij këtë vit, duke ngritur më shumë pyetje për një industri që përballet me potencialin e inteligjencës artificiale (AI) dhe ndikimin e saj tek punëtorët, shkruan CNN.
H&M, një nga shitësit më të mëdhenj të veshjeve në botë, i tha CNN se planifikon të krijojë 30 “binjakë dixhitalë” të modeleve të saj këtë vit, megjithëse është ende duke “eksploruar” se si do përdoren këta avatarë. Ajo shtoi se po punon me të tjerët në industri, si agjencitë dhe vetë modelet, për ta realizuar këtë nismë në “mënyrë të përgjegjshme”.
Modelet do zotëronin të drejtat për binjakun e tyre dixhital, “potencialisht do punojnë për çdo markë dhe do paguhen në çdo rast ashtu si në çdo prodhim fushate”, tha kompania.
“Gara për të futur sa më shumë risi në fushën e inteligjencës artificiale nuk duhet të jetë gjithashtu një garë për jetë a vdekje për të rritur fitimet,” tha një zyrtar në Equity, që përfaqëson artet dhe sindikatën e argëtimit në Britani.
Njoftimi i H&M ka ngjallur tashmë disa reagime brenda industrisë së modës, ku karriera e shumë punëtorëve tashmë është e pasigurt.