
Virginia Roberts mban një foto të saj në moshën 16-vjeçare, kur thotë se multimilioneri i Palm Beach, Jeffrey Epstein filloi ta abuzonte seksualisht me të
Akuzuesja e Jeffrey Epstein, Virginia Giuffre, e njohur më parë si Virginia Roberts, njoftoi në Instagram të dielën se i kanë mbetur vetëm disa ditë jetë pasi një aksident që përfshiu një autobus shkolle në Australi i dëmtoi rëndë veshkat.
“Ky vit ka qenë fillimi më i keq i një viti të ri, por nuk do mërzis askënd me hollësitë, por mendoj se është e rëndësishme të theksohet se kur një shofer autobusi shkolle vjen drejt teje me shpejtësi 110 km në orë, ndërsa ne po ngadalësonim për të marrë kthesën”, postoi Giuffre një pamje të fytyrës së saj në një shtrat spitalor, shkruan Fox.
“Kam kaluar në insuficiencë renale të veshkave, më kanë lënë katër ditë jetë, duke më transferuar në një spital të specializuar në urologji.”
Një zëdhënës i Giuffre tha në një deklaratë se ajo kishte pësuar një aksident të rëndë dhe po trajtohej në një spital.“Virginia është përfshirë në një aksident të rëndë dhe po merr kujdes mjekësor në spital”, tha zëdhënësi i saj, Dini von Mueffling.
“Ajo e vlerëson shumë mbështetjen dhe dëshiron që njerëzit të dërgojnë.”

Princi Andrew dyshohet se shfaqet në këtë fotografi të vitit 2000 me krahun rreth belit të 17-vjeçares Virginia Giuffre. Ghislaine Maxwell ndodhet në të djathtë
Giuffre është ndër akuzueset më të njohura publikisht të trafikantit të dyshuar të seksit Epstein, bashkëpunëtores së tij të dënuar Ghislaine Maxwell dhe mikut të tyre Princit britanik Andrew.
Ajo u shfaq gjithashtu në një foto famëkeqe si adoleshente së bashku me Andrew dhe Maxwell, që dyshohet se shtë bërë në shtëpinë e këtij të fundit në Londër gjatë një feste në vitin 2000.
Andrew ka mohuar akuzat e Giuffre dhe ka zgjidhur një padi civile që ajo ngriti kundër tij jashtë gjykatës në 2021.
Dokumentet e gjykatës nga betejat gjyqësore të Giuffre kanë bërë publike mijëra faqe dokumente që hedhin dritë mbi çështjen e Epstein që përndryshe do kishin mbetur jashtë syve të publikut, duke përfshirë librin e kontakteve të Epstein dhe regjistrat e fluturimit dhe depozitimet e betuara nga Epstein dhe Maxwell.
Maxwell u dënua për trafik seksual në vitin 2021 dhe e ka apeluar masën.