Sot, Shqipëria feston 16-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka shprehur krenarinë e vendit për anëtarësimin në NATO në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai theksoi se lidhja e Shqipërisë me NATO-n është e fortë dhe thelbësore për sigurinë dhe zhvillimin e vendit, duke nënvizuar: “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë.”
“Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërine!
Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojme me krenari kontributin per forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ne rajon dhe më gjere.
16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan ai.