Kreu i PD, Sali Berisha, nga një takim në një fasoneri në Durrës, akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku për mbikëqyrjen e inceneratorit të Tiranës.
Sipas tij, u harxhuan 130 milionë euro pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa Balluku nuk raportonte dhe paratë jepeshin pa ndërtim. Ai pretendon se fondet përfunduan te kryeministri Edi Rama.
“Djegës i Tiranës, u harxhuan 130 mln euro e të mos gjendet asnjë gjurmë. Belinda Balluku, siç i them unë Lubi Balluku sepse ashtu e meriton, ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimi çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin e ndërtimi nuk ndodhte sepse ajo e dinte që paratë i marte Edi Rama”, tha Berisha.