Aksident në autostradën Milot-Morinë, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:35, në autostradën Milot-Morinë.

Automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçari A.K., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të pasagjerit, 35-vjeçarit F.Gj., banues në Kukës.

Njoftimi:

Kukës

Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.