Akuzohen për dy vjedhje, pranga 4 të rinjve në Fushë Krujë, në kërkim 3 të tjerë


Katër të rinjë janë arrestuar në Fushë Kruje ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për disa vjedhje.

Sipas policisë, grupi i të rinjë dyshohen për vjedhjen e 16 mijë lekëh të reja në një pikë për transfertë pagesash dhe për vjedhjen e 21 celuarëve në një dyqan.

Njoftimi

“Fushë Krujë/ Finalizohet operacioni “Formacioni” goditet një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje.

Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi.

Mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim për dy vepra të tjera penale.

Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. B., 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.

Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se:

Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash;

Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”