Gjykata e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me dosjen “Buka”.
Kërkesa për zgjatjen e hetimeve është bërë nga SPAK, ndërsa gjykata e ka pranuar.
Seanca e radhës për çështjen është caktuar më 2 korrik 2025.
Zgjatja e hetimeve me tre muaj për dosjen në fjalë bëhet për herë të dytë.
Ish-zv.kryeministri në arrati akuzohet se ka shkelur ligjin lidhur me privatizimin e fabrikës “Buka”.