Dyshohet se hakeruan sistemin IT të SPAK-ut e morën dosjet e tre prokurorëve, arrestohen dy persona


Zambak Gjoni

Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga SPAK, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në sistemin IT të Prokurorisë së Posaçme dhe kanë dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK-ut.

Gazetarja Klodiana Lala tha për News24 se ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku sistemi i SPAK-ut është hakeruar dhe janë marrë dosjet nga kompjuterat e prokurorëve Behar Dibra, Enkelejda Millonai dhe Elida Kaçkini.

Në pranga kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT, të cilët dyshohen për ndërhyrjen. Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.

Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.