Nigeria regjistroi 3,465 raste të dyshuara të etheve Lassa në janar dhe mars 2025. Vendi ka regjistruar 645 infeksione të konfirmuara dhe 118 vdekje, raportuan të dielën autoritetet e vendit.
Shkalla e vdekshmërisë së rasteve është 18.3%, tha për mediat Sani Datti, shefi i zyrës shëndetësore lokale, shkruan RT.
Ethet Lassa janë një sëmundje akute hemorragjike virale endemike në pjesë të Afrikës Lindore. Virusi u identifikua për herë të parë në Nigeri në vitin 1969. Kryesisht transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me ushqime ose sende shtëpiake të kontaminuara nga urina ose feçet e brejtësve. Mund të ndodhë edhe transmetimi nga njeriu te njeriu, veçanërisht në mjediset spitalore.
Ethet Lassa fillimisht shfaqen me simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë dhimbjen e fytit, dhimbjen e muskujve, kollën, të përzierat, të vjellat dhe diarrenë. Më vonë, mund të çojë në skuqje të fytyrës, akumulim të lëngjeve në mushkëri dhe gjakderdhje nga goja, hunda dhe pjesë të tjera të trupit.