Seanca e Bardh Spahisë në GJKKO, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për rikthimin e drejtorit të Ujësjellësit në punë


Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur sot në GJKKO, ku mbahet seanca paraprake për çështjen ndaj tij.

SPAK e ka marrë të pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

Sipas SPAK, në vitin 2022, Spahia ka shkarkuar në mënyrë të përsëritur Mollën nga posti i administratorit të Ujësjellës-Kanalizimeve, pavarësisht vendimeve të gjykatës që pezullonin aktet e tij. Për këtë, ai akuzohet për moszbatim të një vendimi gjyqësor.