“Shkodranët do mësojnë shumë shpejt çfarë përfaqëson Beci i Dobraçit”- Berisha: Zoti Spahia na nderon


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Shkodër komentoi paraqitjen e ish-kryebashkiakut Bardh Spahia në SPAK dhe kritikoi kryebashkiakun aktual socialist, Benet Beci.

Ai tha se shumë shpejt shkodranët do të zbulojnë “çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit” dhe se Beci ka një “dosje të rëndë”, me të cilën Edi Rama e mban peng. 

“Zoti Bardh Spahia na nderon. Zoti Spahia na nderon. Shumë shpejt shkodranët do marrin vesh kush është ai që i qeveris aty, çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit.

Do e mësojnë shumë shpejt, ju jap fjalën që do e mësojnë çfarë përfaqëson Beci i Dobraçit. Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin dhe ka mbrojtur kodin e një zyrtari që nuk pranon delinkuentë në administratë.

Ai proces na bën nder të gjithëve ne. Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin me të cilën e mban peng Edi Rama, por ne jemi kundër politikës së pengjeve”, tha Berisha.