Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet.

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e jashtme të banesës së shtetasit T.Q. Për pasojë, pati vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

 

 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.