Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët në Baldushk në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit hodhi akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Balluku fshehu zhdukjen e 130 milionë eurove për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
“Është djegësi i Tiranës, nuk ekziston. Ju keni paguar 130 mln euro për ndërtimin e tij, nuk ekziston asnjë tullë e hedhur në themel. Një zv kyreministre kishte detyrë të mbikëqyrte punimet. Si e mbikëqyri kjo? E mbikëqyri me sy mbyllur. E dinte që paratë po i merrte Rama me Velian. Si mundet që një ministre të mos çojë 5 vjet resht një informacion se paratë po jepen dhe djegësi nuk po ndërtohet. U thotë socialistëve me vjedhin këta bashkëpunëtorët, por unë s’kam dorë. Po pse kamikaze është Balluku që të fshehë zhdukjen e 130 mln euro? I fsheh sepse je ti prapa tyre. I ha vetë edhe dardhat edhe mollët”, tha Berisha.