Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar në emisionin Opinion, ka njoftuar se La Civita do të vijë brenda këtyre ditëve në Shqipëri, për të nisur fushatën zgjedhore.
“Do vijë këto ditë kur të hapet fushata, dhe ne jemi në komunikim të përditshëm online me të”, u shpreh ai.
Berisha mohoi të jetë ftuar nga La Civita në SHBA, duke theksuar se ky i fundit është konsulent elektoral, nuk është lobist.
Më pas Berisha u pyet nëse La Civita i ka dhënë shpresë Partisë Demokratike se do t’i fitojnë zgjedhjet. Kësaj pyetjeje, kreu demokrat iu përgjigj me besim se La Civita këtë gjë nuk e ka dyshuar kurrë.
“As që e ka vënë në dyshim ndonjëherë, ai kurrë. Ai njeh, ka gati, ka fillin, lëre mos e pyet, ai është shef.”
Fevziu më tej i rikujtoi Berishës se si Rama e quajti konsulentin një “Trumpist”, duke shtuar se sipas Ramës, La Civita ishte vetëm turist dhe do të largohej pas disa ditësh.
“Po i tha ashtu, i ka thënë fitimtar pastaj, e ka quajtur fitimtar. Po i tha ashtu e nderoi”, u shpreh Berisha.