Kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëm ai dhe Partia Socialiste mund ta çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Përveç faktit se kur hyjmë në BE, të të them që dil nga ajo territor ku je ngujuar dhe shiko realitetin pak më ndryshe.
Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap tëe fundit për të kyçur Shqipërinë në BE.
Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje dhe vonesë dhe mbylljen e kësaj dere.”, tha Rama.