Ektradohet nga Italia Bujar Shega, “truri financiar” grupit të Suel Çelës


52-vjeçari Bujar Shega, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të Suel Çelës është ekstraduar nga Italia. Ai konsiderohet si “truri financiar” i grupit dhe ishte shpallur në kërkm që në nëntor 2024.

Ai është administrator i dy kompanive, “Viola Green” dhe “Ëonder Green”, përmes të cilave dyshohet se pasatronte paratë e disa grupeve, përfshirë të organizatës së Suel Çelës dhe gjithashtu të një grupi me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Njoftimi

“Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan. Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.”