Skandal në Kongresin e UEFA-s në Beograd, Serbia heq flamurin e Kosovës


Federate e Futbollit e Serbisë ka hequr flamurin e Kosovës në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Flamuri i Kosovës ishte vënë dje në sallonin e hotelit ku po mbahet kongresi i 49-të por është hequr sot.

Në një reagim për mediat e vendit, Ferederata e Futbollit e Serbisë akuzoi kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi se e shfrytëzoi pjesëmarrjen për çështjet që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

“Në Beograd sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë. Organizator i Kongresit është UEFA, ndërsa Federata e Futbollit të Serbisë është mikpritëse e figurave më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe në botë. Një hije u hodh mbi organizimin e jashtëzakonshëm, të cilën një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike. Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë, informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd, nuk ka asnjë simbol dhe as flamur që përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në reagimin e FFS-së.