Izraeli sulmon shkollën që strehonte palestinezë të zhvendosur, 19 të vrarë


Të paktën 19 persona u vranë, përfshirë fëmijë, në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte civilë të zhvendosur në Qytetin e Gazës të enjten në mbrëmje, tha një burim mjekësor, raporton Anadolu.

Dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu në sulmin që synoi shkollën “Dar Al-Arqam” në lagjen Tuffah, ku qindra civilë janë strehuar, shtoi burimi.

Sulmi ishte i fundit në ofensivën e rifilluar izraelite ka vrarë më shumë se 1.160 viktima dhe ka plagosur mbi 2.700 që nga 18 marsi, duke shkelur armëpushimin e janarit dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe grupit të rezistencës palestineze Hamas.

Gjithsej, mbi 50.500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.