Jose Mourinho e pa veten sërish në qendër të polemikave pasi kapi fytyrën e trajnerit të Galatasaray, Okan Buruk pas humbjes 2-1 të Fenerbahçes në çerekfinalet e Kupës së Turqisë të mërkurën, shkruan Newscentral.
Pas fishkëllimës së fundit, Mourinho iu afrua Burukut, e kapi për fytyre dhe në njëçast i shtrëngoi hundën përpara se trajneri i Galatasarayt të rrëzohej përtokë duke e mbajtur fytyrën. Incidenti i shtoi një përplasje tashmë të ndezur, ku më parë ishin dhënë tre kartonë të kuq në minutën e 92-të, një për Fenerbahçen dhe dy për Besiktashin.
Fenerbahçe, aktualisht e dyta në ligën turke, ndan një rivalitet të ashpër me Galatasaray-n.
Mourinho, i cili mori drejtimin e Fenerbahçes verën e kaluar, ka pasur një marrëdhënie të turbullt me zyrtarët e futbollit turk. Në shkurt, ai u dënua me katër ndeshje dhe u gjobit për kritikat ndaj gjyqtarëve pas një ndeshjeje në ligë kundër Galatasaray-t.