Partizani ka mundur kampionen në fuqi Egnatian në ndeshjen e vajtjes gjysmëfinale të Kupës.
Golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Keko në minutën e 85’ të takimit që u luajt në fushën e rrogozhinasve.
Ndeshja e kthimit do luhet në Tiranë më 23 prill. Në gjysmëfinalen tjetër përballen Vllaznia e Dinamo.
Ndeshja e parë e luajtur në Shkodër përfundoi 0-0 ndërsa takimi tjetër luhet në Tiranë më prill.