Të paktën 27 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gazën veriore që shërbente si strehë për familjet e zhvendosura, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Dhjetra të tjerë u plagosën kur u godit shkolla Dar al-Arqam në pjesën verilindore të Gazës, shkruan BBC.
Ushtria izraelite tha se goditi “terroristët që ishin në një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit” në qytet, pa përmendur një shkollë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi më herët vrasjen e 97 personave të tjerë në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të mëparshme, pasi Izraeli tha se ofensiva e tij tokësore po zgjerohej për të kapur pjesë të mëdha të territorit palestinez.
Zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, Mahmoud Bassal, tha se fëmijë dhe gra ishin në mesin e të vdekurve pas sulmit në shkollën Dar al-Arqam.
Ai tha gjithashtu se një grua që ishte shtatzënë me binjakë mungonte së bashku me burrin, motrën dhe tre fëmijët e saj.