Durrës/ I mituri në timon përplas për vdekje peshkatarin në Bisht-Kamëz


Një person që po peshkonte buzë një kanali në Bisht-Kamëz, është aksidentuar për vdekje nga një automjet me drejtues një 16-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën 16-vjeçari po ngiste makinën.

Është e paqartë se ku ky i mitur ka marrë automjetin të cilin po ngiste në mënyrë të jashtëligjshme, pasi për shkak të moshës së tij apriori është e pamundur të ketë një patentë.

Pas përplasjes, automjeti i aksidentit ka përfunduar në kanalin ku po peshkonte Qerim Bajrami.