Ervin Demo: Në vitin 2026 nis rruga Berat-Çorovodë, pjesë e unazës turistike jugore


Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e jugut dhe turizmin shqiptar.

Ai njoftoi se në vitin 2026 do të nisë ndërtimi i rrugës Berat–Çorovodë, e cila do të shkurtojë distancën me 14 kilometra dhe do të krijojë lidhje të reja strategjike në jug të vendit.

Sipas Demës, kjo rrugë do ta kthejë qarkun e Beratit në “zemrën e një unaze të jashtëzakonshme turistike”. Ai shtoi se po diskutohet me ministren e Infrastrukturës për të ringjallur edhe rrugën tradicionale të karvanëve, duke krijuar një korridor unik për turistët.

“Kam një lajm shumë të mirë, në 2026 kjo rrugë do të fillojë.

Berat-Çorovodë, do të shkurtojë 14 km.

Po e filloj nga Berati, ti do të kesh dy rrugë një në Korçë, një në Tepelenë. Ke një rrugë në mes që shkon në Skrapar dhe ajo prap ka një ”V” tjetër, Përmet-Korçë.

Është duke u diskutuar në fakt, bashkë me ministren e infrastrukturës, që të ringjallet tradita e rrugës së karvanit.

Dhe qarku Beratit kthehet në zemrën e një unaze shumë interesante. Është një unazë e jashtëzakonshme dhe në asetet që ka qarku, mund të vijnë turistët në Shqipëri dhe nuk kanë nevojë të shkojnë në asnjë vend po vijnë vetëm tek kjo unaza. Dhe ti bën Berat, Përmet, Gjirokastër, Korçë, Sarandë.”