Ikin dritat gjatë takimit të Bardhit në Divjakë, demokrati-Ballukut: Fiki sa të duash, të rinjtë e kanë vendosur, janë 1-sha


Gjatë takimit të drejtuesit politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, me të rinjtë në Divjakë, është ndërprerë energjia elektrike.

Bardhi akuzon ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukun se ka dhënë urdhër për ndërprerjen e energjisë elektrike, ku përmes një mesazhi i thotë që mund të bëjë çfarë të dojë, sepse të rinjtë kanë vendosur të mbështesin Partinë Demokratike.

“Fiki dritat sa të duash, bëj çfarë të duash. Rinia e Divjakës e ka vendosur… (dëgjohen thirrje ‘Rama ik’)”, thotë Bardhi, ndërsa në Facebook shkruan: “Pa drita, por me super energji në Divjake! Të rinjtë e kanë vendosur: Janë 1️-sha”.