Gjykatën e Posaçme ka konfirmuar masën arrest me burg për për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, raporton gazetarja Klodiana Lala. Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje.
Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.