“Liria do të triumfojë në 11 maj”- Meta: Vota për mua, është vota kundër diktaturës


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar për mbështetje në audio-mesazhin e tij, duke theksuar se vota për të si deputet i Tiranës është votë kundër diktaturës.

Ai ka deklaruar se ndryshimi i parë që do të bëjë qeveria pas 11 majit do të jetë ndryshimi i Kodit Elektoral.

Meta theksoi se për të realizuar këtë ndryshim, Aleancës për Shqipërinë Madhështore i duhen 84 mandate në Kuvend.

Ai ka shtuar se ndryshe nga Rama, ai është në një listë të hapur dhe synon të fitojë 20 mandate. Sipas Metës, liria do të triumfojë në 11 maj.

“Ndryshimi ynë i parë do të jetë ndryshimi i kodit elektoral

Sot shqiptarët votojnë vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 është vendosur me ndryshimit e Ramës. Për këtë na duhen 84 mandate.

 

 

Të mos ndalemi në ditët që na kanë mbetur

Rama është në listën e mbyllur sepse ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të Tiranës ndërsa unë jam në listën e hapur. Pretendojmë 20 mandate. Vota për Aleancën është vota për ndryshimin historik, vota për Metën deputet i Tiranës është vota kundër diktaturës. Liria do të triumfojë në 11 maj”, tha ai.