Ndeshja mes Flamurtarit dhe Besës është mbyllur mes kaosit, pasi tifozët vlonjatë të acaruar pas humbjes së skuadrës së tyre 0-2, kanë bërë pushtim fushe dhe kanë sulmuar lojtarët e stafit te kavajasve.
Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport” shihet momenti kur tifozët vërshojnë drejt pankinës së kavajasve, ndërsa tentojë dhe godasin më pas trajnerin e kavajasve, Emiljano Çela.
Por përveç kësaj, nga tribuna VIP e stadiumit, trajneri gjuhet me një karrige e cila e godet në kokë, për fat të mirë pa sjellë dëme, ndërsa policia mundohej të ndalte turmën e inatosur.