Takim me Sindikatën e Bashkuar të Pavarur të Shqipërisë, Berisha: Në 100 ditët e para zgjidhet çështja e statusit të veçantë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me Sindikatën e Bashkuar të Pavarur të Shqipërisë, ku firmosi një kontratë që do të zbatohet për naftën, minierat dhe metalurgjinë.

Berisha u angazhua se në 100 ditët e para të qeverisjes demokratike, kontrata do të realizohet plotësisht.

Ai theksoi se kjo kontratë është një hap i rëndësishëm për të realizuar të drejtat e punonjësve dhe për të implementuar një paketë të dhembshurisë, një nismë që ai e konsideroi të domosdoshme për të ardhmen.

“Jam sot për të firmosur me ju kontratën e cila do të zbatohet nen për nen dhe pikë për pikë, për naftën minierat metalurgjinë, do të zbatohet me një ndjesë publike ndaj jush sepse nuk po kërkoni asgjë më shumë përveç asaj që ju takon.

Kontrata që firmosim sot për amendimet dhe statusin, ju jap fjalën e nderit se në 100 ditët e para të qeverisjes demokratike do të jetë realitet.

Dua tju informoj disa pika të programit, kemi vendosur të nisim me paketën e dhembshurisë, sado që mund të tingëllojë si jo realiste, për të tjerët kjo është një domosdoshmëri absolute”, tha ai.