Kreu i PD-së Berisha tha nga Elbasani se më 12 maj shqiptarët do e nisin Edi Ramën aty ku e meriton dhe se një ditë pas zgjedhjeve përfundon dimri më i gjatë që ka njohur vendi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje e të votojnë për ndryshimin e gjendje katastrofike ku ndodhet vendi.
“Rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se Elbasani dhe Shqipëria do të kenë një ditë të dytë vere, dhe kjo do të jetë në 11 maj. 11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët. Do të jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për shqiptarët. Edi Rama, ti je i pashpresë. Më krahasove mua me bufin, një simbol i urtësisë dhe mençurisë që ka kaluar nga Athinaja deri te Harry Potter. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton. Me këto para, Lubi Balluku dhe Maznik Ndragheta ulen në tavolina me 1 mijë euro bifteku. Këta njerëz prej 12 vitesh, si shushunja, i kanë shkatërruar dhe varfëruar shqiptarët.” – tha Berisha.