Demokratët në SHBA në pikën më të ulët, a po rrëshqasin drejt “luftës civile” – FT


Nga e majta: Bernie Sanders, Alexandria Ocasio-Cortez dhe Chuck Schumer

Nancy Pelosi është mbretëreshë e Partisë Demokratike: 38 vjet në Kongres, 8 si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe gruaja e parë që mban këtë detyrë, ajo është një nga operatoret më të ashpra politike të Uashingtonit.

Megjithatë, për Saikat Chakrabarti, 85-vjeçarja Pelosi, ka mishëruar keqardhjen në zemër të një partie që ai tha se ka humbur kontaktet me amerikanët dhe nuk ka arritur të mbledhë një rezistencë koherente ndaj presidentit Donald Trump. Ai dëshiron ta largojë atë nga Kongresi dhe ka nisur një sfidë kryesore për postin e saj.

“Njerëzit nuk e pëlqejnë Partinë Demokratike tani edhe më shumë sesa nuk pëlqejnë Donald Trump,” tha Chakrabarti, një ish shef i shtabit të përfaqësueses së majtë, Alexandria Ocasio-Cortez. Ai po bën thirrje që të tjerët t’i bashkohen atij në “marrjen e plotë të partisë”.

Kryengritja e Chakrabarti ofron një pamje të luftës civile që përfshiu Partinë Demokratike pas humbjes së Kamala Harris ndaj Trump në nëntor, kur republikanët morën kontrollin e Dhomës, Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse duam që partia të ndryshojë, ajo duhet të jetë diçka që njerëzit mendojnë se është një entitet krejtësisht i ri, gjë që do të ndodhë vetëm nëse drejtohet nga njerëz krejtësisht të rinj,” tha Chakrabarti.

Saikat Chakrabarti dhe Alexandria Ocasio-Cortez. Chakrabarti po u bën thirrje të tjerëve që t’i bashkohen atij në “marrjen r plotë të partisë”

Vlerësimet e miratimit të demokratëve janë në hendek. Një sondazh i fundit i NBC zbuloi se vetëm 27 për qind e amerikanëve kishin një pikëpamje pozitive për partinë, shifra më e ulët që nga fillimi i sondazhit në vitin 1990.

“Është pika më e ulët për partinë,” tha Jeff Horëitt në Hart Research që kreu sondazhin.

“Ka një vakum lidershipi.”

Më shumë se një duzinë intervistash me demokratë të lartë zbuluan një parti të mbërthyer nga luftimet fraksionale se si të përgjigjet ndërsa Trump ekzekuton axhendën e tij.

Chuck Schumer, udhëheqësi i partisë në Senat, përballet me thirrje nga një mori anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve dhe grupeve të avokimit liberal për t’u dorëhequr pasi ai udhëhoqi një grup senatorësh demokratë në mbështetjen e një projektligji buxhetor republikan në fillim të këtij muaji – një lëvizje që shmangu një mbyllje të qeverisë federale.

Dhjetëra mijëra votues të zemëruar janë mbledhur në mitingjet që Ocasio-Cortez dhe senatori Bernie Sanders kanë organizuar në gjithë vendin – ku dy bartësit standardë të së majtës kanë qenë pothuajse po aq të ashpër ndaj partisë së tyre sa kanë qenë ndaj Trump.

“Unë kurrë nuk kam parë zemërim kaq të fortë ndaj klasës politike,” tha Ro Khanna, një përfaqësues demokrat i Kalifornisë.

“Ka zemërim te demokratët për faktin se vendi ynë është në këtë gjendje ku ne lamë Donald Trump të fitojë dhe për mosbërjen e një lufte të guximshme dhe të ashpër.”

Partia ka qenë “pa shtyllë kurrizore” në dështimin për të folur hapur për “lakminë e korporatave” që “ka zbrazur klasën punëtore”, tha Khanna.

Senatori Bernie Sanders dhe kongresmenja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez përshëndesin mbështetësit pas një mitingu në Tempe, Arizona, muajin e kaluar

Trump arriti fitoren në nëntor duke fituar mbështetje mes grupeve që dikur konsideroheshin si demokratike: votuesit më të rinj, votuesit zezakë dhe votuesit latinë të gjithë u zhvendosën djathtas.

“Unë do thosha se kjo ishte koha për të bërë një hap pas dhe për të rishqyrtuar rrënjësisht pyetjen, pse Partia Demokratike nuk po lidhet kulturalisht me një pjesë mjaft të madhe të këtij vendi?” tha kongresmeni i Pensilvanisë, Brendan Boyle.

Të çarat që kalojnë nëpër parti janë të shumëfishta: nëse demokratët do lëvizin në qendër ose më tej në të majtë; luftë ndaj republikanët në çdo hap ose kompromis; dhe a ka nevojë për një rivendosje totale të mesazhit?

“Nuk janë vetëm progresistët e zakonshëm kundrejt të moderuarve,” tha Kris Balderston, një ish-zëvendës shef i stafit të Hillary Clinton.

“Ndarja ka të bëjë më shumë me nivelin e konfliktit me administratën Trump, është një betejë taktike, strategjike”.

Baza e partisë po përgatitet për një luftë: 65 për qind e votuesve demokratë duan t’i shohin krerët e tyre të kundërpërgjigjen ndaj presidentit, kundrejt 32 për qind që favorizojnë kompromisin – një ndryshim i ashpër nga mandati i parë i Trump, kur 33 për qind donin konflikt dhe 59 për qind mbështetën kompromisin.

Ocasio-Cortez dhe Sanders janë përkrahësit kryesorë të kësaj linje. Kongresmenia e Nju Jorkut akuzoi Schumer për “tradhti” për mbështetjen e projektligjit të buxhetit republikan – dhe nuk ka përjashtuar një përpjekje për ta rrëzuar atë. Të tjerë thonë se lufta kundër Trumpit në çdo fushë, vetëm sa do lërë bazën dhe do largojë votuesit e moderuar.

Senatori i Pensilvanisë, John Fetterman, kritikoi “zërat ekstremë” në parti për “zhurma, bërtitje dhe kërkesë për udhëheqje të re” dhe i kërkoi partisë që të dëgjonte votuesit në distriktet e lëvizshme – jo në enklavat liberale.

Thirrjet për ta çuar partinë në një drejtim më rrënjësor progresiv, tha kongresmeni i Massachusetts, Seth Moulton, erdhën nga ata që “duan të jenë në pakicë përgjithmonë dhe të qëndrojnë në piedestalin e tyre dhe të mendojnë se kanë të drejtë dhe thjesht të tjetërsojnë më shumë amerikanë”.

Ai shtoi: “Ne kemi një perceptim se jemi partia elitare që i flet Amerikës, ku nëse nuk jeni dakord me ne, jo vetëm që e keni gabim, por jeni një person i keq”.

Demonstruesit marrin pjesë në një protestë “Marshimi për të ndaluar shkurtimet” në Nju Jork muajin e kaluar

“Shumë njerëz thjesht nuk mendojnë se demokratët i respektojnë ata,” tha Jason Crow, një kongresmen në Kolorado.

“Ne duhet të tregojmë një kuptim se si njerëzit po e jetojnë jetën e tyre dhe të fillojmë procesin e riangazhimit  dhe kjo do marrë kohë”, shtoi ai.

Zëra të kujdesshëm argumentojnë se partia duhet të luajë mirë dhe të presë për lëvizje popullore kundër Trump. James Carville, i cili bëri emër si strategu i Bill Clinton, sugjeroi që demokratët duhet të “rrëzohen dhe të shtiren si të vdekur”.

Shenjat e vogla sugjerojnë se votuesit po vijnë përreth. Demokratët këtë javë arritën në margjinat e republikanëve në Florida, ndërsa një gjykatës liberal në Ëisconsin mundi një kandidat të mbështetur nga Trump dhe Musk.

“Njerëzit po shohin se çfarë po ndodh,” tha Laura Sasiadek, 57 vjeç, mësuese e arsimit special që votoi për kandidatin demokrat në Daytona Beach të martën.

Suzan DelBene, kryetarja e komitetit të fushatës së Kongresit Demokratik, e ngarkuar me zgjedhjen e kandidatëve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se fokusi në “çështjet e prekshme të përditshme ” i kishte fituar partisë 13 vende në nëntor dhe qëndrimi në këtë kurs do bënte që ajo të rifitonte Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme.

“Ky do të jetë një referendum për republikanët për shkak të dëmit që ata po bëjnë tashmë”, tha DelBene.

Brad Schneider, kreu i Koalicionit Demokratik të Ri, grupimi i moderuar i partisë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se kishte vend për të punuar me republikanët për sigurinë kufitare, kujdesin shëndetësor dhe ekonominë.

“Qendra e gravitetit në Kongres është zhvendosur në mes”, tha ai.

“Zgjedhjet e nëntorit kishin të bënin me ekonominë. Votuesit duan që qeveria të punojë për të përmirësuar standardin e jetesës për kombin, për të ulur çmimet dhe për ta bërë më të lehtë për të ecur përpara.”

Por shumë duan një rishikim më radikal rreth asaj që përfaqëson partia.

Moulton tha: “Ka shumë mohim midis demokratëve të establishmentit, të cilët gjejnë të gjitha llojet e justifikimeve duke thënë se nuk humbëm thellë kështu që nuk ka arsye të ndryshojmë.”

“Kjo është krejtësisht qesharake,” shtoi ai. “Ne u mundëm nga një person i dënuar. Ky duhet të ishte një katarsis demokrat, kështu që veteëm fakti që humbëm do të thotë se humbëm tmerrësisht.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e FT

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani