Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi shkruan se po bën fushatë derë më derë për të kërkuar votën për ndryshimin që duan shqiptarët.
Ajo nuk është në garë për zgjedhjet e 11majit ndërsa votën e kërkon për kreun e PL-së Metaj, i cili ndodhet i arrestuar prej disa muajsh.
“Ju uroj një të dielë të mbarë. Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët. Voto Nr 1. Voto Ilir Metaj.” – shkruan Kryemadhi në Facebook.