Kapet 38-vjeçari në Lezhë, i gjenden doza kokaine


Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia e Lezhës pasi gjatë kontrollit në makinën tip “BMW” i janë kapur disa doza të dyshuara kokainë, një sasi lekësh si dhe makina.

I ndaluari Elis Prenga banues në Laç akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMW” dhe një aparat celular. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.” – thuhet në njoftimin e policisë.