Pogradeci mbulohet nga rreshjet e borës


Qyteti i Pogradecit është mbuluar nga reshje bore me intensitet deri në mesatar, të cilat nisën rreth orës 18:00.

Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, në rast nevoje.

Në pjesët e tjera të qarkut janë shënuar kryesisht reshje shiu, ndërsa në zonat malore janë regjistruar reshje të përziera shiu dhe bore.

Ende nuk dihet nëse ky ndryshim i papritur i kushteve atmosferike do të ketë ndikim negativ në sektorin bujqësor.