Qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq me erëra të forta, stuhi shiu e bore që kanë çuar në uljen e temperaturave. Reshjet e borës janë shfaqur në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.
Rrugët kryesore janë tani për tani të kalushme megjithatë drejtuesve të mjeteve u kërkohettë bëhet kujdes për të shmangur aksidentet.
Zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.
Kujdes i shtuar u kërkohet drejtuesve të mjeteve sidomos në pjesët Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.