Aksident në aksin Tiranë-Klos, 4 të plagosur


Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë–Klos.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi K.L., 19 vjeç, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, vetë drejtuesi dhe tre pasagjerët: K.Gj., U.M., dhe F.K.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Universitar Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Njoftimi i policisë:

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos,  shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.