Çmimi i naftës arrin nivelin më të ulët të katër viteve


Çmimet e naftës ranë mbi 3% të hënën, duke thelluar humbjet e javës së kaluar, pasi përshkallëzimi i tensioneve tregtare SHBA-Kinë rriti frikën për një recesion që mund të ulë kërkesën.

Sipas të dhënave të tregtimit, kontratat e së ardhmes standarde globale të naftës së papërpunuar Brent për qershorin 2025 ranë nën 64 dollarë për fuçi në Bursën Interkontinentale të Londrës për herë të parë në katër vjet, shkruan Rt.

Nafta e papërpunuar Brent ra 2,28 dollarë në 63,30 dollarë për fuçi, ndërsa Qest Texas Intermediate (WTI) ra 2,20 dollarë në 59,79 dollarë, duke arritur të dyja nivelet e tyre më të ulëta që nga prilli 2021.

Çmimet e naftës ranë me 7% të premten pasi Kina u kundërpërgjigj SHBA-së duke vendosur tarifa 34% të importit për mallrat amerikane, duke shtuar luftën tregtare dhe duke nxitur frikën e recesionit midis investitorëve. Nafta e papërpunuar Brent e mbylli javën me rënie 10.9%, ndërsa ËTI u ul me 10.6%, duke shënuar një nga humbjet më të mprehta javore në muajt e fundit.

Rënia e çmimeve të naftës përputhet me trazirat më të gjera të tregut pasi investitorët reagojnë ndaj pasigurive ekonomike në rritje.

Megjithëse importet e naftës, gazit dhe produkteve të rafinuara u kursyen nga tarifat gjithëpërfshirëse të Trump, analistët kanë vënë në dukje se ndryshimet më të gjera të politikës rrezikojnë të ndezin inflacionin, të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe të rrisin tensionet tregtare, faktorë që mund të rëndojnë më tej në çmimet e naftës.

Rënia e vazhdueshme e çmimeve të naftës vjen pas një njoftimi të 3 prillit nga OPEC, sipas të cilit tetë vende anëtare të OPEC+ do përshpejtojnë rritjen e prodhimit në maj, duke rritur prodhimin me 411,000 fuçi në ditë, më shumë se trefishi i planifikuar më parë prej 135,000 fuçi në ditë.