I kapen automatikë e fishekë, pranga 47-vjeçarit në Delvinë


Një 47-vjeçar është arrestuar në Delvinë pasi gjatë kontrollit në shtëpi i është gjetur një arsenal armësh.

Në pranga ka rënë Laert Tozaj banues në Delvinë, të cilit iu kapën 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehëra me fishekë dhe municione të tjera.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat bënin me dije se një shtetas posedonte armë në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë.Gjatë kontrollitshtetasit i janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra fishekësh dhe municione, që mbaheshin pa leje. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.