Juria vendos njëzëri, studioja franceze L’AUC shpallet fituese për projektin në zonën e ish-Cirkut


Studoja franceze L’AUC është shpallur fituese për zhvillimn e zonës së ish-Cirkut në qendër të Tiranës.

Sipas jurisë së caktuar për këtë gjë, studioja në fjalë ka projektin më të përshtatshë për zhvillimi  e strategjisë urbane.

Vendimi për shpalljen fituese të L’AUC ka qenë i njëzëshëm.

“Vendimi unanim i jurisë ishte L’AUC si fituese – mund edhe të duartrokisni tani. Edhe siç e thashë më parë, përpara se t’ju shpallim fitues të këtij projekti, më lejoni të përmend disa nga gjërat që kemi diskutuar në juri. Janë disa gjëra që ju do të duhet t’i përpunoni ose t’i merrni në konsideratë. Një nga çështjet ka të bëjë me pozicionin e teatrit – ne e kuptojmë tërësisht. Gjërat që janë bërë nga ana tjetër janë realizuar për të tërhequr njerëzit që të vijnë në këtë zonë. Megjithatë, ne mendojmë se, pavarësisht strategjisë suaj, ju do të gjeni mënyrën e duhur për ta ndryshuar këtë situatë.” – tha drejtuesi jurisë, shkruan Report Tv.